Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar të dyshuar për vjedhje me thyerje në një banesë. Operacioni policor i koduar “Gjurmimi” çoi në identifikimin dhe ndalimin e shtetasit B. H., banues në Shkodër, pas kallëzimit nga shtetasi E. N., 25 vjeç, se i ishin vjedhur para, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.
Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi eurosh, disa bizhuteri, një televizor, sende të tjera me vlerë, dy celularë dhe një automjet.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se 34-vjeçari ka kryer vjedhjen gjatë kohës kur banesa ishte e boshatisur. Aktualisht, vijojnë hetimet për të zbardhur përfshirjen e tij në vjedhje të tjera të ngjashme.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme ligjore.
/rtsh.al/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje