Pas denoncimeve të bëra publike ditët e fundit për produktet bujqësore dhe ushqimore me hormone, ka ardhur dhe lëvizja e parë nga qeveria.
Siç mësohet sot, është shkarkuar nga detyra Pëllumb Aleksi, i cili mbante postin e drejtorit të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.
Më tej mësohet se në vend të tij është emëruar Armand Reveli, që mbante postin e nëndrejtorit të Doganave.
Këto lëvizje në ISUV kanë ardhur pas denoncimeve të bëra publike në media dhe nga qytetarë të ndryshëm, se produktet bujqësore në Shqipëri kishin hormone. Nga denoncimet bëhet me dije se produkteve të ndryshme u hidhej 4 fishi i dozës së hormonit apo edhe mishi i kafshëve të sëmura që bëhej ushqim në burgje apo sallam./TCH
Haxhiu priti në takim Federatën e Kickbox-it të Kosovës
Vuçiq sulmon Kurtin: Ka dalë për gjueti ndaj serbëve në Koso...
Vjedhje e rëndë në Gjilan, hajnat thyejnë qendrën tregtare d...
Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë, trupi dërgohet...
Raportohet zhdukja e një gruaje në Obiliq, Policia nis hetim...
Vjedhje në Prishtinë, thyhet aparati i parkingut dhe merren ...