Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe dje pas debateve me deputetin e PD-së, Flamur Noka iu hakërrye gazetarëve duke i nxjerrë nga salla.
Prej ditës së djeshme kur nxori nga mbledhja e komisionit dy gazetaret, Braçe është vënë në qendër të vëmendjes.
I ftuar në studion e Report Tv, deputeti Dashamir Shehi u shpreh se reagimi i Braçes erdhi pas situatës së tensionuar të shumicës, ndërsa sipas tij deputeti i PS është ‘bishti i kavallit’.
“Këta janë të gjithë të tensionuar, jo Braçe që është bishti i kavallit, nuk hynë në punë fare, është Spiropali Braçe, por Rama e patë çfarë tensioni tregoi për gazetarët. Janë të kapur të gjithë në faj. Videot janë të gjitha të vërteta. Të gjithë e dinë që vëllai i ministrit është një bandit, shkoi me këmbët e veta në Itali për të bërë 7 vite burg”, tha Shehi.
Për sa i përket deklaratave të deputetes së PS, Spiropali se PD po përgatit një puç, ai u shpreh se;
“Le të punojë me ndonjë doganë, nuk komentoj Spiropalin, unë jam 60-vjeç, ajo është vajza ime”, tha ai.
KFOR nderon kontingjentin grek në Kosovë, zhvillohet ceremon...
Gjashtë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë
Franca parandalon atentat të mundshëm në Paris, arrestohen t...
Skandaloze/ Televizioni i afërt me Mickoskin nuk i njeh kufi...
EKSKLUZIVE/Disa ditë pas rrëmbimit, gjendet vetura e serbit ...
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës mbyllet me rezultate pozitive