Një sherr masiv ka ndodhurnë në orët e para të mëngjesit të së shtunës në mes shqiptarëve dhe italianëve. Më shumë se 10 persona u përfshinë në një sherr, i cili ka arritur deri në përdorimin e armëve të ftohta, thika, duke shkaktuar plagosjen e shtatë personave.
Sipas mediave vendase, gjatë përleshjes të përgjakshme në një lokal të Luganos, një burrë iu sul me thikë disa personave.
“Ngjarja e rëndë ka ndodhur mes të premtes dhe të shtunës, ndërsa agresori ka ikur në drejtim të paditur”, shkruan media zvicerane “sda.ch”.
Ende nuk bëhen të ditura motivet e kësaj ngjarje të rëndë, që fatmirësisht nuk pati viktima. mes të plagosurve janë tre shqiptarë, tre italianë mes moshave 23 deri 27 vjeç, dhe një 22-vjeçar zviceran.
Njëri është dërguar me ambulancë në spital, ndërsa tjerët kishin plagosje në dorë dhe këmbë. Sipas policisë së Tesinit, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...