Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke uruar për një të diel të qetë ka thënë se sezoni verorë me fluks të lartë të turistëve, po vazhdon edhe në shtatorë.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama u shpreh se vetëm gjatë muajit gusht, 2 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë, duke iu referuar shifrave zyrtare.
“Mirëmëngjes dhe me shifrat zyrtare që tregojnë se Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit gusht, teksa sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe në shtator duke premtuar për një vit me rezultate spektakolare në turizëm, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama./Arbresh.info
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...