Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të entitetit boshnjak, Republika Srpska, Milorad Dodik, i cili tha se brenda këtij shekulli, serbët duhet të formojnë në shtet të vetëm, pjesë e të cilit të jetë dhe Mali i Zi.
Ai ka deklaruar se kanë kaluar tri ditë që nga këto deklarata nxitëse dhe ka pasur një mungesë reagimi nga partnerët nga Bashkimi Europian.
Sakaq, Rama shpreson që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt.
“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!“, ka shkruar ai./abcnews
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …