Dy policë grekë kanë rënë në prangat e policisë nga autoritetet vendase në zonën e Igumenicës. Efektivët u ndaluan për shkak të përfshirjes në trafikun e drogës në bashkëpunim me një shtetas shqiptar.
Mbremjën e së enjtes, automjeti zyrtar i kryepolicit nuk iu bind urdhrit të patrullës në terren për të ndaluar. Pas një ndjekje disa minuta mjeti ndaloi kur drejtuesi humbi kontrollin dhe u përplas me tre makina të parkuara në anë të rrugës.
Drejtuesi i mjetit ishte një kryepolic grek 41 vjeçar, pjesë e Prokurorisë së Narkotikëve në Igumenicë.
Kryepolici ndodhej në makinën zyrtare me një 41-vjeçar shqiptar. Pas kontrollit të imtësishëm, brenda mjetit zyrtar u gjetën 19 pako kanabis të papërpunuar me peshë totale 102 kg e 670 gramë.
Në momentin e arrestimit, 41 -vjeçari ishte në detyrë patrullimi së bashku me një koleg 50-vjeçar, i cili gjithashtu shërben në sektorin e antidrogës./ /abcnews.al
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...