Sekretari i përgjithshëm i PD-së ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ku foli për situatën politike në vend, që nga protestat e deri të vendimi i deputetes Rudina Hajdari për të mos dorëzuar mandatin.
Bardhi theksoi se e bija e Azem Hajdarit nuk përfaqëson këtë parti, duke shtuar se është e lirë të veprojë sipas dëshirës.
“Nuk e ka ndjekur, sepse kam qenë në protestë. Unë e kam bërë të qartë edhe më parë se qëndrimet e Hajdarit në Parlament nuk përfaqëson PD-në.
Rudina Hajdari përfaqëson veten. Hajdari ka vendosur të mos zbatojë një vendim unanim të PD-së dhe nuk përfaqësojnë këtë parti. Ajo është e lirë të veprojë, por miqësisht do t’i thosha se vendi nuk rrezikohet nga protestat e lira të qytetarët”, shtoi mes tjerash Bardhi.
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...
Trump: Udhëheqësi i lartë i ISIS-it u vra nga forcat amerika...
Rama ndan momente nga vizita në Estoni
Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.61 euro për li...
Pas një konflikti në Vushtrri dyshohet për të shtëna, polici...
Aksident i rëndë në New York: Vetura humb kontrollin dhe god...