Pas tre vitesh në top listë, “Sami Frashëri” ka zbritur nga piedestali si gjimnazi më i mirë publik në Tiranë.
Kalueshmëria dhe nota mesatare e shkollës, arritur në provimet e Maturës Shtetërore, niveli i realizimeve të parashikuara në planin vjetor si dhe numri i nxënësve që kanë fituar olimpiada në rang kombëtar janë treguesit kryesorë që i kanë dhënë gjimnazit ”Qemal Stafa” statusin e shkollës së mesme më të mirë të kryeqytetit.
Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Panorama, rezulton se ashtu si edhe vitin e kaluar “Ismail Qemali” e “Petro Nini Luarasi” kanë mbetur në vendnumëro, duke u renditur përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt, ndjekur nga të mesmet, “Partizani” dhe “Sinan Tafaj”, të cilët, ndryshe nga dy të lartpërmendurit, kanë njohur rritje performance, duke u ngjitur me dy vende nga viti i kaluar. Në fund të gjimnazeve më të mirë të Tiranës qëndrojnë shkollat “Abdullah Keta” dhe “Sandër Prosi”, thuajse në të njëjtin nivel si më parë.
Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde, i kërkonin ...
FSK vizitë në shërbimin mjekësor të Bundeswehrit gjerman
Haxhiu falënderon Japoninë për mbështetjen ndaj Kosovës
Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei ë...
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik