Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka marrë pjesë në aktivitetin e rëndësishëm të presidentit amerikan Donald Trump në SHBA.
Ligjvënësja ka qenë e ftuar në aktivitetin e mbledhjes së fondeve për fushatën e radhës në Hamptons.
Në profilin saj në Facebook, ajo postoi fotografi nga kjo ngjarje, ndërsa shkroi:
“Ndihem e nderuar që isha e ftuar në aktivitetin e mbledhjes së fondeve për fushatën e radhës së Presidentit Amerikan, Donald Trump, në Hamptons.
Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të shquara amerikanë, si Bill O’Reilly dhe Geraldo Rivera, Senatori Lindsey Graham, Kongresmeni Lee Zeldin dhe djali i presidentit, Donald Trump Jr”, shkroi Rudina Hajdari në rrjetet sociale.
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”