Shtetasit zviceranë kanë shtuar ndjeshëm hyrjet në Shqipëri gjatë katërmujorit të parë të vitit 2019.
INSTAT bën të ditur se, hyrja e shtetasve nga Zvicra në Shqipëri është rritur me 29.5 % krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Për këtë periudhë të vitit 2019, Shqipëria është “vizituar” nga 9.530 shtetas zviceran, ndërsa për po të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky numër ishte 7.358 persona.
Referuar INSTAT, numri total i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në katërmujorin e parë 2019 është 1.105.087, duke u rritur me 7,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Sipas INSTAT, flukset e hyrjeve të vizitorëve të huaj në vendin tonë, në fillim të këtij viti dominojnë kryesisht për turizëm ndërsa përparësi po merr edhe interesi i vizitorëve për biznes dhe sipërmarrje në Shqipëri./Medial
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë