Kurti prezanton Krenare Çerkinin, kandidate për deputete nga VV

19:40 | 10 Maj 2026
E.H

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka prezantuar një kandidate të re për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit.

Kurti njoftoi se Krenare Çerkini nga Ferizaj i është bashkuar LVV-së dhe është pjesë e listës së kësaj partie për deputete, shkruan Arbresh.info.

“Krenarja vjen nga Ferizaj dhe përfaqëson një profil të ri të lidershipit – një kombinim mes shkëlqimit akademik, angazhimit publik dhe përkushtimit qytetar ndaj arsimit dhe rinisë. Ajo ka përfunduar paralelisht dy studime bachelor dhe dy programe masteri me sukses të lartë, ndërsa aktualisht vazhdon studimet e doktoratës në Bruksel. Me përvojë si pedagoge universitare dhe pjesëmarrje në iniciativa ndërkombëtare për arsim dhe të rinj, ajo ka ndërtuar një profil të fuqishëm profesional dhe publik. Krenarja është edhe bashkëshorte dhe nënë e një djali. Jam i lumtur që nga sot bëhet pjesë e subjektit tonë fitues për deputete në legjislaturën e 11-të”, ka shkruar Kurti në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale