Spitali i Gjirokastrës “Omer Nishani” në kuadër të “Tetorit rozë” po mundëson kryerjen e mamografisë falas për diagnostikimin në kohë të kancerit të gjirit tek gratë. Janë rreth 40 vizita në ditë që kryhen në këtë spital mes të cilave rreth 3% janë diagnostikuar më patologjitë e sëmundjeve të gjirit.
“Për pranimin e rasteve deri tani po kryhen rreth 40 ekzaminime çdo ditë, të cilat pothuajse janë të pranueshme dhe kemi pasur raste të patologjive të gjoksit 2-3% në ditë, ka pasur 1-2 raste të cilat kanë qenë patologji por flasim deri në këto momente që është fillim muaji ka pasur 6-7 raste, të cilat kanë projeksionin për patologji të gjoksit”,-tha mjeku specialiste, Ermir Mahilaj.
Bluzat e bardha kërkojnë më shumë sensibilizim kryesisht në zonat rurale për diagnostikimin në kohë të kancerit të gjirit çka do të evitonte pasojat e rëndë të kësaj sëmundje.
“Ne më shumë ndjeshmërinë e kemi për qytetin e Gjirokastrës dhe ndërkohë për qarkun kjo vlen për tu dëshiruar kryesisht nga që janë edhe zona rurale, kanë vështirësi me transportin dhe probleme të tjera ndërkohë që vitin e kaluar kemi pasur edhe Delvinën dhe Sarandën që kanë ardhur kanë kryer ekzaminime në qytetin tonë”,-tha mjeku Mahilaj.
Përgjatë gjithë muajit tetor strukturat e shëndetësisë në Gjirokastër do të vazhdojnë sensibilizimin si dhe kryerjen e vizitave dhe analizave mjekësore për parandalimin dhe diagnostikimin në kohë të patologjive të gjirit tek gratë./euronews.al/
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...