Një 37-vjeçar nga Korça është dhunuar nga dy persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (22 prill) rreth orës 21:19 në lagjen 15 të këtij qytetit pranë Xhamisë.
Policia sqaron se “dy persona me kapuç, kanë ndaluar në hyrje të pallatit të tij shtetasin M.I, 37 vjeç, ku njëri prej tyre e ka goditur me një gur në kokë këtë të fundit, duke i shkaktuar dëmtime. Shtetasi M.I u transportua në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”
Nga hetimet paraprake dyshohet se autori i ngjarjes pasi ka goditur shtetasin e mësipërm, është larguar së bashku me personin tjetër, me shpejtësi nga vendngjarja.
Ndërkohë është ngritur grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të bërë identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...
Trump për çmimet e shtrenjta të biletave të Kupës së Botës: ...
“Tani mund të flini të qetë, një hall më pak”, S...
Bullgari, Radev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...