Parlamenti ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeparlamentarit të Shqipërisë, Niko Peleshi. Me 79 vota pro dhe 10 vota kundër, është rrëzuar kërkesa e depozituar nga opozitarët për të shkarkuar Peleshin.
Nga ana e saj opozita ka kontestuar hedhjen në votim pa debat të kërkesës së tyre.
Kryeparlamentari Niko Peleshi në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit iu përgjigj kërkesës së opozitës për shkarkimin e tij. Peleshi deklaroi se shkaku i vërtetë i kësaj kërkesë është fryma antagoniste përçarëse, dhe jo shkelja e rregullores apo Kushtetutës.
Ndërkohë 36 deputetë të Partisë Demokratike kërkuan shkarkimin e Peleshit, pasi sipas tyre, ai ka kryer shkelje të rënda duke bërë që Kuvendi të humbasë rolin e tij./rtsh
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë 300 tik...
Presidenti Macron vizitë zyrtare në Japoni, lufta në Lindjen...
Qeveria merr kredi 47 milionë euro nga Banka Botërore, plani...
“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kos...
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...