Sot (e shtunë) vazhdon edhe zyrtarisht sezoni në Bundesligë.
Në orar për ditën e shtunë janë gjashtë ndeshje të xhiros së 26-të, të cilat fillojnë nga ora 15:30.
Dihet se gjermanët kanë përcaktuar një seri rregullash që duhen respektuar si gjatë stërvitjeve ashtu edhe gjatë ndeshjeve.
Megjithatë, masat e rrepta për trajnerët janë lehtësuar. Trajnerët gjatë ndeshjeve nuk do të kenë nevojë të veshin masa mbrojtëse.
Arsyeja është e thjeshtë, ato do të jenë pengesë për zbatimin e udhëzimeve për lojtarëve gjatë ndeshjeve.
“Mbulimi i hundës dhe i gojës do të kufizonte punën e trajnerit, ai nuk do të jetë në gjendje të japë udhëzime përmes gjesteve të fytyrës”, thuhet në një prononcim të bërë nga drejtues të Bundesligës.
“Trajnerët duhet të jenë të kujdesshëm në distancë, ata duhet të jenë 1.5 metra nga personi më i afërt në fushë kur nuk kanë maskën e vendosur”.
“Mbajtja e distancës gjatë ndeshjeve themelore është masë paraprake për trajnerët. Për pjesën të stolit, masat në distancë dhe vendosja e maskave do të aplikohet”
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit