Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit S.Laska, i cili u mbyt në lumin Fan në fshatin Shturngaj të Mirditës.
Kërkimet po bëhen nga polumbaret e forcave RENEA të mbështetur nga policia e Mirditës dhe shërbimi zjarrfikës.
Deri tani nuk është arritur të biet në gjurmët e minorenit i cili u përpi nga rrjedha e ujit.
10-vjeçarin e mori rrjedha e lumit, teksa ishte afruar për të marrë topin që i kishte rënë, teksa luante me bashkëmoshatarët e tij.
Kërkimet për gjetjen e të miturit u ndërprenë mbrëmjen e djeshme për shkak të errësirës që pamundësonte operacionin e kërkim shpëtimit.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...