Pas ditëve me diell pritet të rikthehen sërish reshjet e shiut.
Sipas parashikimit të IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) nesër do të ketë reshje shiu dhe dëbore.
Nesër priten reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, kryesisht në terrenet kodrinore-malore. Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.
Në zonat më të ulëta të qarkut Kukës në fund të ditës së nesërme priten reshje të dobëta dëbore ose dëborë e përzier me shi, kurse në lartësinë mbi 800 m, trashësia e saj mund të arrijë deri në 15 cm.
Ndërsa në qarkun Shkodër në fund të ditës së nesërme, reshjet do të jenë në formë dëbore në lartësitë mbi 900 m. Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 10 / 18 °C, në vendet e ulëta: 8 / 20 °C dhe në vendet malore: -1 / 14 °C.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit