Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka probleme në asnjë aks rrugor, pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta, ku qarkullimi bëhet pa zinxhirë dhe zonat problematike janë trajtuar me kripë.
ARRSH bën me dije se “kompanitë me mjetet borëpastruese janë në punë të vazhdueshme për pastrimin e rrugës. Rekomandohet të kalohen me zinxhir: Ura Cerenecit – Steblevë, Dardha në lartësinë mbi 1300 m”, transmeton atsh.
“Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit”, sqarohet në njoftimin e ARRSH.
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?