Reshje të dendura dëbore në gjithë territorin e Dibrës.Trashësia e dëborës arin në 35-40 cm në disa zona si Selishtë, Lurë, Sllove, Kala e Dodës dhe deri 15 cm në qytetin e Peshkopisë.
Akset nacionale Peshkopi-Tiranë dhe Peshkopi-Kukës janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Rrugët rurale që lidhin Peshkopinë me njësitë administrative janë pjesërisht funksionale. Ndërsa Lura, Selishta dhe një pjese e madhe e fshatrave janë të bllokuara.Në aksin Lezhë-Shkodër paraqitet rrezikshmëri për drejtuesit e automjeteve pasi dëbora e rënë ka ngrirë dhe firma e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve akoma nuk duket në terren.
Si pasojë e ngricave një automjet ka dalë nga rruga në Gjadër, fatmirësisht nuk ka patur të lënduar./top channel
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...