Organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufij për lirinë e informacionit (Reporters Without Borders) ka reaguar pas sulmit ndaj gazetares së News24 e BalkanWeb, Klodiana Lala.
Në një postim në Twitter të organizatës për Europën thuhet se RSF dënon sulmin me kallashnikov ndaj shtëpisë së gazetares Lala, ndërsa shprehet se autoritetet kanë për detyrë ta mbrojnë atë.
“RSF dënon sulmin me kallashnikov në shtëpinë e Klodiana Lala, një reporterë investigative që mbulon krimin e organizuar në Shqipëri. Autoritetet e kanë për detyrë ta mbrojnë atë dhe të dënojnë sulme të tilla”, thuhet në reagimin e Reporterëve pa Kufij për Europën.
Banesa e prindërve të gazetares Klodiana Lala u bë shënjestër e një sulmi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, rreth orës 3:00. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov dhe 10 plumba janë gjetur në banesë.
Ngjarja sipas vetë gazetares lidhet me detyrën e saj. Autoritetet në vend kanë reaguar ashpër ashtu si liderët që kanë kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...