Të enjten, në Parlamentin e Shqipërisë do të rikthehet debati për reformën zgjedhore.
Këtë te enjte të përgatitur do të jenë edhe deputetët e Partisë Socialiste.
Për këtë çështje, kryeministri shqiptar, Edi Rama u kërkoi deputetëve që të zhvillojnë një debat konstruktiv dhe të shmangin përplasjet me mazhorancën.
Në mbledhjen që zhvilloi përreth dy orë, me ministrat, kryesinë dhe grupin parlamentar, Rama ka kërkuar të respektohet qëndrimi i kundërshtarëve por dhe pakti i arritur në marrëveshjen e 18 majit me opozitën, ku u përfshi dhe nevoja e reformës zgjedhore.
“Të respektohet marrëveshja e 18 majit me opozitën. Zhvilloni debat konstruktiv, shmangni përplasjet në Parlament”, ka thënë ai, shkruan Ora News.
Të enjten e kaluar, punimet e seancës plenare u bllokuan nga Partia Demokratike, kryetari i së cilës kërkoi debat për reformën zgjedhore.
Kërkesa nuk u pranua nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili shtyu me një javë seancën.
Partia Demokratike kërkon që komisioni më bashkëkryetarë Bledi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi të përbëhet nga 18 anëtarë, 9 nga të cilët do të vijnë nga radhët e opozitës.
Po ashtu grupi parlamentar i Partisë Socialiste diskutoi këtë të hënë edhe për reformën në administrate. Kreu i qeverisë kërkoi nga deputetët propozime, por jo të hyjnë mik, pasi drejtorët në çdo institucion do të zgjidhen përmes konkursit.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit