Një punonjëse e administratës së Gjykatës së Beratit ka rezultuar sot pozitive me koronavirus.
Punonjësja 58-vjeçare ishte në shërbim në portën hyrëse të gjykatës dhe prej disa ditësh kishte shfaqur shenjat dalluese të infektimit. Ajo kishte kryer tamponin disa ditë më parë dhe rezultati i saj mbërriti sot pozitiv. Kjo ka sjellë edhe marrjen e vendimit për reduktimin e veprimtarisë funksionale të Gjykatës së Beratit, deri në daljen e përgjigjeve të tamponëve që kanë kryer të gjithë punonjësit e kësaj gjykate, përfshi këtu gjyqtarë, sekretare, avokat, punonjës administrate etj.
Që prej ditës së sotme, Gjykata e Beratit do të funksionojë vetëm për shqyrtimin e kërkesave me karakter urgjent sipas Vendimit të KLGj-së dhe për përcaktimin e masave të sigurisë për personat e arrestuar.
Reduktimi i punës së Gjykatës së Beratit u ndërmor për të shmangur përhapjen e virusit dhe do të vazhdojë të zbatohet deri në daljen e përgjigjeve të tamonëve që ka kryer dhe do të vijojë të kryejë i gjithë stafi i këtij institucioni ligjvënës.
Menjëherë pas konfirmimit pozitiv të punonjëses së kësaj gjykate, Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat dhe Drejtoria e Higjenës kanë kryer edhe dezinfektimin e të gjitha ambjenteve të brendshme dhe të jashtme të gjykatës.
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...