Pas aksidentit ku humbi jetën një efektive e FA Shqiptare dhe u plagosën dy të tjerë, ka reaguar Ministri i Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme i Letonisë, Artis Pabriks.
Përmes një statusi në faqen e tij në Twitter, Pabriks ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimës dhe garanton shtetin shqiptar për hetim të menjëhershëm të këtij aksidenti.
My deepest condolences to relatives of Albanian soldiers stationed in Latvia. Training incident will be immediately thouroughly investigated.
— Artis Pabriks (@Pabriks) May 6, 2019
Efektivja Zarife Hasanaj humbi jetën paraditen e së hënës, gjatë neutralizim-çmontimit të minave, të vendosura gjatë luftës së dytë botërore, në Letoni. Forcat e Armatosura Shqiptare, janë angazhuar me një togë EOD, si pjesë e grup – batalionit kanadez, të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO, në Letoni, të përbërë nga 18 ushtarakë./abcnews.al
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...