Raportohet shkarkimi i drejtorit të Përgjithshëm i Policisë në Shqipëri, Ilir Proda

15:03 | 1 Mars 2026
E.G

Mediat në Shqipëri raportojnë se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda është shkarkuar nga detyra e tij.

Bashkë me të sipas raportimeve është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.

Këto dy shkarkime vijnë pas protestave të djeshme në Tiranë dhe arsyeja qëndron te mos marrja e masave të duhura për të garantuar siguri.

Partia Demokratike, e udhëhequr nga Sali Berisha dje protestoi bashkë me simpatizantët e partisë, duke shprehur thirrjet e tyre kundër udhëheqjes së kryeministrit, Edi Rama.

Protesta përshkallëzoi edhe deri në djegien e një pjese të shtëpisë së ish-komunistit Enver Hoxha. Protestuesit hodhën dhjetëra molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të objektit, i cili ishte shndërruar në një qendër arti.

Të ngjashme