Rama dënon sulmin ndaj rezidencës “Vila 31 x Art Explora”: Ngjarja mund të ishte kthyer në tragjedi

14:25 | 1 Mars 2026
E.G

Kryeministri Edi Rama ka dwnuar sulmin e djeshwm gjatw protestws sw Partisw Demokratike në rezidencën artistike “Vila 31 x Art Explora” në Tiranë, ku artistë ndërkombëtarë u gjendën nën një sulm me mjete shpërthyese artizanale.

Gjatë vizitës së zhvilluar në mjediset e ish-rezidencës së diktatorit, kryeministri bisedoi me drejtoren ekzekutive të programit të Fondacionit Art Explora, Bisej Kapo, e cila ndodhej së bashku me artistët, në rezidencë gjatë kohës së sulmit nga protestuesit.

“Jam këtu me drejtoren ekzekutive të programit të fondacionit ‘’Art Explora’’. Është një ndër fondacionet më prestigjiozë në botë për programet e artistëve në rezidencë, siç quhen. Prej disa kohësh kjo rezidencë e diktatorit dikur, është kthyer në një rezidencë artistësh që vijnë nga gjithë bota këtu në Tiranë, në një destinacion që jep vlerë dhe e bën të çmuar Tiranën dhe Shqipërinë edhe në këtë drejtim dhe erdha për t’u takuar me artistët dhe për t’ju shprehur atyre të gjithë ndjenjën time të keqardhjes, për t’ju kërkuar falje për atë çka ndodhi mbrëmë kur u gjendën nën një sulm bombash artizanale, që largqoftë, mund të kishin sjellë edhe tragjedi këtu dhe ata janë të traumatizuar, nuk janë në gjendje të flasin për publikun.

I mirëkuptoj krejtësisht dhe kjo që ka ndodhur është një turp shumë i madh, është një dëm shumë i madh, është një plagë e hapur në atë që është fytyra e Shqipërisë së re dhe të cilën e përfaqëson dhe ko rezidencë, të cilën e mishërojnë dhe këta djem dhe këto vajza të talentuara që vijnë nga të katër anët e botës, këtu”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se nga e gjitha kjo “humbasin të tërë ata që duan të bëjnë punë, që duan të kenë turistë, që duan të zhvillojnë ekonominë e tyre të vogël, me biznesin e tyre të vogël apo që duan të rrisin qetësisht fëmijët këtu…”

“Nuk kam fjalë për të thënë për çfarë turpi është ky, por dua t’ju them të gjithë atyre që ende simpatizojnë dhe ende mbështesin barbarët e mbrëmshëm, frymëzuesit e tyre më saktë, se edhe ata që hedhin ato bombat artizanale janë ca totalisht të manipuluar. Pra, atyre që i simpatizojnë, dua t’i them që nga kjo, nga këto humbasin të tërë ata që duan të bëjnë punë, që duan të kenë turistë, që duan të zhvillojnë ekonominë e tyre të vogël, me biznesin e tyre të vogël apo që duan të rrisin qetësisht fëmijët këtu sepse Shqipëria e hapur nuk mund të mbyllet dhe këto kërcitje thjesht dhe vetëm e çojnë ujin totalisht në mullirin e së shkuarës dhe nuk kanë të bëjnë fare me të ardhmen.

Bisej është këtu dhe natyrisht është edhe pjesë e asaj që ndodhi, ka qenë këtu mbrëmë, por duke qenë shqiptare e fortë, e ka pak më të lehtë ta kapërcejë këtë situatë”, tha Rama.

/rtsh.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme