Kryeministri Edi Rama e quajti të papranueshme situatën në kufirin mes dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës.
Ai tha se duhet të marrë fund tortura e radhëve dhe si për këtë dha edhe një datë.
“Duam që më 1 janar kufiri i Shqipërisë me Kosovën të mos jetë më torturë për bashkëatdhetarët tanë, por të jetë një kufi siç është mes Italisë dhe Francës. Unë kam folur sot me zv.Kryeministrin e Parë dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës dhe besoj se do ta realizojmë. Deti ynë është deti i tyre dhe më 27 nëntor do të jemi në Korçë në mbledhjen e përbashkët të qeverive, ndërsa më 28 Nëntor nis në Vlorë Viti i Skënderbeut”, deklaroi ai./
Të enjten mot me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...