Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherazi edhe kreu i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Dibër, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
Rama tha se PS gëzon mbështetje nga shumica e grave dhe vajzave, teksa përmendi edhe shifra për të treguar rritjen e numrit të grave të anëtarësuara në PS.
“Ne kemi arritur kaq shumë në këto vite dhe kur ne e kemi nisur këtë rrugë si PS ka pas 15% gra dhe vajza, sot janë 40%. Nuk duhet të ndalemi pa arritur numrin magjik 51 mijë gra dhe vajza anëtare të PS-së. 71% e përfaqësuesve tuaja ju i keni në skuadrën tonë kombëtare. Në Dibër keni në listën e mbyllur 2 nga 5 dhe në listën e mbyllur 52% janë gra dhe vajza. Ne fitojmë sepse kemi në mbështetje gurët e poshtëm, kemi me vete shumicën e grave dhe vajzave”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, falë rrugëve të ndërtuara, Dibra nuk është sot më larg sesa Durrësi nga Tirana duke u kthyer në “jastëkun e gjelbër të kryeqytetit”.
“Dibra sot ka një frymëmarrje tjetër sepse Dibra sot është çliruar, i ka ikur laku nga fyti që e mbyste. Dibra sot është bërë praktikisht jastëku i gjelbër i kryeqytetit. Sot për të shkuar nga Tirana në Durrës dhe për të shkuar nga Tirana në Dibër, është pak a shumë e njëjta kohë. Detyra ime mbaron kur të hapet edhe rruga Peshkopi-Maqellarë. Edhe pak ditë dhe edhe rruga Peshkopi-Maqellarë do të jetë e hapur. Shumë shpejt do të mbyllim edhe rrugën e Lurës”, theksoi Rama./rtsh.al/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...