Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me lajmin se kryeministri Edi Rama, është shoqëruar nga policia federale në Gjermani, pasi ka refuzuar të vendos maskën mbrojtëse në avion.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ky është një skandal i rëndë i Ramës, ndërsa shton se policia e shoqëroi si person problematik në udhëtim.
Berisha ka ndarë dhe lajmin e gazetës gjermane, “Der Spiegel”, dhe reagimin e menjëhershëm që erdhi nga Endri Fuga, Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim pranë qeverisë, i cili nuk e mohoi skandalin, por përpiqet ta zbehë atë, duke e cilësuar si ngjarje të kaluar./Oranews/.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...