Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një foto të qendrës së kryeqytetit tek sheshi Skënderbej.
Rama ka postuar foton në faqen e tij në Facebook, duke krahasuar sheshin aktual me atë të vitit 2013 dhe premton se të gjithë do të ndihen krenarë për qendrën e Tiranës.
“MIRËMËNGJES, dhe me këtë imazh të Sheshit Skënderbej në 2013 dhe sot, ju uroj një ditë të mbarë me bindjen se edhe pak javë do të ndjeheni të gjithë krenarë, pa dallim bindjesh a simpatish politike, për qendrën e kryeqytetit tonë, shtruar me qilimin e gurëve nga të gjitha trojet shqiptare e nga krejt krahinat e Shqipërisë. Ky shesh do të jetë kartëvizita e bukur e Shqipërisë që duam!”, shkruan Rama.

Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron