Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur dhe për fitoren e një mandatit të katërt për PS.
Rama tha se pas tërheqjes nga politika do i përkushtohet pasioneve të tij, duke thënë se gjithçka e ka një limit.
Kreu i qeverisë tha se plani i PS deri në vitin 2030 nuk është plan i tij persona, por plan për të kontribuar për qytetarët.
Arian Çani: Ram është mandati i tretë ky, ti ke bërë plane edhe për vitin 2030.
Edi Rama: Plani për 2030 nuk është plan personal, është plan i PS-së në funksion të vendit. Pas 2030 është një histori tjetër.
Arian Çani: Pra deri në 2030 duhet të jesh?
Edi Rama: Nuk e thashë këtë, unë tani jam i fokusuar tek mandati i tretë që 2021-2025. Mandatin e katërt ne do e fitojmë, kjo nuk diskutohet por fokusi është 2021-2025. E shoh veten diku tjetër pas 2030-ës.
Arian Çani: President i Shqipërisë dhe Kosovës?
Edi Rama: Jo sepse dua që të kem dhe unë të drejtën që të kem një pjesë të fundit të rrugëtimit të jetës, ku të marr frymë i çliruar nga superngarkesa e kësaj pjese të rrugës. Në këtë pozicion qëndrohet deri kur ke të gjithë zjarrin e nevojshëm brenda. Unë mendoj që është mëse e mjaftueshme për mua, por edhe për të gjithë të tjerët që shërbimet e mia ndaj gjithë këtij vendi të kenë një limit dhe përtej këtij limiti unë të kem mundësi që t’i kthehem disa pasioneve, disa gjërave që janë shumë të rëndësishme patjetër për njeriun dhe po ashtu t’i kthej sa të mundem nga gjithë ky borxh i madh i akumuluar njerëzve të mi të dashur.
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...