Edhe pse vendi ynë prej më shumë se dy muajsh ndodhet në një krizë politike, ku opozita refuzon të marrë pjesë në zgjedhje, kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën elektorale për zgjedhje e 18 qershorit.
Rama ka prezantuar ditën e sotme kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 18 qershorit.
Mësohet se në fjalën e tij, kreu i PS-së, ka bërë edhe një herë të qartë se zgjedhjet do të mbahen me 18 qershorit, hynë apo PD-ja.
“Ne duam një proces zgjedhor të pastër ku të ketë një pjesëmarrje masive. Nuk duam vota që nuk janë tonat, por vjen apo nuk vjen PD, ne duhet të jemi njëlloj të motivuar”, u shpreh Rama.
Po ashtu, Rama ka theksuar se policia, shkollat dhe administrata duhet të ndahen njëherë e mirë nga politike.
“Këto zgjedhje duhet të zhvillohen sipas standardeve dhe komisionerët të bëjnë detyrën në mënyrë perfekte. Shkolla policia administrata duhet të ndahen njëherë e mirë me politikën. Ne nuk negociojmë datën e zgjedhjeve”, u shpreh Rama gjatë prezantimit të kandidatëve.
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...