Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, dhe presidenten Vjosa Osmani, kanë marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Grupin Luftarak shumëkombësh në Lindje.
Maqedonci, në postimin e tij, ka thënë se partneriteti me NATO’n si dhe KFOR’in, mbetet thelbësor për sigurinë e Kosovës dhe rrugën e saj euroatlantike.
Postimi:
Në kampin e forcave amerikane në Bondsteel, sot mora pjesë, së bashku me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin Albin Kurti, në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Grupin Luftarak shumëkombësh Lindje.
Falënderime për Kolonel Jonathan Lloyd për kontributin dhe përkushtimin gjatë mandatit të tij, si dhe urime për Kolonel Samuel Sargeant në marrjen e detyrës së re.
Partneriteti me NATO-n dhe KFOR-in mbetet thelbësor për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe rrugën e saj euroatlantike.
I akuzuari Maksimoviq thotë se fotografia ku ai shihet me un...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Gjakovë, z...
Aksioni i policisë në ARBK/ Prokuroria jep detaje
Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubis...
Hamza për tragjedinë në Vjenë: I pikëlluar thellë, ngushëlli...
Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë