Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla tha se Prattipatin e njoftoi mbi të arriturat e deritanishme dhe për prioritetet e ministrisë në fushën e sigurisë, “mbi të cilat do të angazhohemi gjatë mandatit të ri qeverisës”.
“Falënderova znj. Prattipati për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për institucionet tona, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...