Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes rrjetit social Twitter, ka reaguar për incidentin që ndodhi në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.
Kreu i qeverisë shqiptare e nis me një kritikë për ata që cilëson si “gjela laramanë”, që sipas tij, përdorin edhe ngjarje të tilla delikate për interesat e tyre.
Nga ana tjetër, Rama shpreh dhe krenarinë për rojet ushtarake që arritën të neutralizojnë tre të huajt të dyshuar për spiunazh.
“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!
Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!”/arbresh.info/
Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!
— Edi Rama (@ediramaal) August 20, 2022
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës