Kryeministri Edi Rama iu është drejtuar këtë të diel shqiptarëve me një mesazh të rëndësishëm, që lidhet me krizën energjetike, që sipas tij, ka prekur gjithë tregjet botërore.
“Nuk kërcënon jetë njerëzish, por në aspektin ekonomik e social ka një energji negative, që mund të ketë efekte tronditëse. Kriza e energjetikës sapo ka nisur të japë shenjat e saj në tregjet botërore.
Temperatura e kësaj krize po rritet kudo, tanimë me orë, jo me ditë, ndërkohë që ulja e temperaturave të motit po afron bashkë me dimrin dhe rritjen e natyrshme të nevojës për ngrohje.
Kjo krizë e re na vendos përpara një sprove të re, po aq të fortë sa tërmeti e pandemia. Dukuria e rritjes marramendëse të çmimit të gazit e karbonit në të gjitha tregjet ndërkombëtare, si dhe tregu i fortë i çmimit të naftës, paralajmërojnë një dimër të vështirë, që bota ka përpara.
Bota po përballet me çmime marramendëse. Çmimi i gazit është rritur me rreth 250%, ndërsa i gazit me 80%. Sipas projeksioneve të sotme, çmimi mund të arrijë deri në 100 dollarë për fuçi, deri në fund të vitit”, tha Rama mes të tjerash.
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...