Kryeministri shqiptar Edi Rama, në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend, tha se qytetarët kanë treguar mbështetje më shumë se kurrë për partinë që përfaqëson.
Kreu i qeverisë iu drejtua deputetëve opozitarë duke thënë se nuk duhet të flasin në emër të shqiptarëve pasi ata folën me 14 maj.
“Jam i impresionuar nga kurajoja e parafolësve për ta adresuar parlamentin në emër të shqiptarëve. Në emër të tyre flasin shqiptarët dhe ata të cilët i mandatojnë për të folur. Por kur shqiptarët sapo kanë folur, nuk është bërë akoma java e dytë. Kanë folur aq qartë sa natyrisht kanë tronditur një pjesë të atyre që fatkeqësisht janë ata që nuk duan të dëgjojnë është shumë komike që të flitet në emër të tyre. Flitet në emër të shqiptarëve që braktisën politikën, zgjedhjet, apo në emër të të rinjve që ishin të pakët në votime por pasqyra e pjesëmarjes flet pak më ndryshe. Shqiptarët nuk kanë braktisur të gjithë ne por një pjesë nga ne. Sa i takon pjesës që së bashku me të gjithë deputetët që përfaqësoj, nuk na kanë braktisur por na kanë mbështetur më shumë se asnjëherë më parë dhe kjo bëhet edhe më e rëndësishme po të kemi parasysh se nuk është një fenomen karakteristik i zgjedhjeve vendore”, tha Rama.
Kreu i qeverisë komentoi gjithashtu edhe rritjen e pagave duke thënë se kur erdhi në pushtet Shqipëria renditej e fundit në rajon sa i përket pagës mesatare./abcnews.al
Lexo edhe:
Rama: Shqipëria me pagë mesatare 900 Euro është një Shqipëri tjetër
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...