Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur më 5 prill në Podujevë ka përfunduar tragjikisht, pasi një 22-vjeçar nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra
Viktima është Meriton Koprani nga Prishtina, i cili ka ndërruar jetë sonte rreth orës 20:00, pas disa ditësh trajtimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 17:45 në fshatin Llugë, te varrezat e Bulliqëve, ku ishin përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
22-vjeçari ishte hospitalizuar në Klinikën e Mjekimit Intensiv, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetim.
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...