Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur takimet dypalëshe me liderët ndërkombëtarë që vijnë sot në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian.
Mësohet se janë 10 takime bilaterale që do të zhvillojë Rama me liderë të ndryshëm të botës. Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë ka pritur në Kryeministri Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte me të cilin, sikurse ka bërë me dije, në fokus të bisedimeve ka qenë forcimi i mëtejshëm i rolit të Shqipërisë në NATO, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributi i vendit tonë në Aleancë.
Rutte mbërriti një ditë më parë në Tiranë, për të marrë pjesë në punimet e Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të mbahet sot.
Shefi i NATO-s u prit nga ministri Pirro Vengu, i cili e konsideroi këtë vizitë si dëshmi të qartë të rolit të shtuar të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Rama pret në takim Sanchez: Thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve.
Në takimet dypalëshe, kryeministri Edi Rama ka pritur edhe kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez. Duke e cilësuar takimin miqësor, Rama thotë se fokusi i diskutimit ka qenë pikërisht thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mbështetja e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit.
“Me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez, një takim miqësor e i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Spanjës, bashkëpunimin ekonomik, dhe mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për integrimin europian të Shqipërisë”, shkruan Rama.
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...