Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar nisjen e punës për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkologjik në shtatë spitale rajonale të vendit, me qëllim ofrimin e shërbimeve më të specializuara dhe më pranë pacientëve.
“Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkologjik në 7 spitale rajonale, duke garantuar shërbime onkologjike më pranë pacientëv. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, gjatë vizitës në Spitalin Rajonal të Elbasanit, informon se ka nisur puna për rritjen e kapaciteteve të shërbimit të kimioterapisë në 7 spitale rajonale të vendit dhe janë gati protokollet e reja të onkologjisë, të bazuara në modele bashkëkohore, në bashkëpunim me Institutin e Tumoreve në Milano”, shkroi Rama./Arbresh.info
Punëtori lëndohet pasi bie nga një lartësi në Han të Elezit
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe