Pas takimit informal të zhvilluar mes krerëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, që u thirr nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, Kryeministri Edi Rama foli për gazetarët ku nuk la pa përmendur edhe platformën Anti- KÇK.
Për sa i përket kësaj nisme kryeministri Rama edhe pse nuk e përmend me emrin që vetë ai i ka vendosur është shprehur se pret që Anti- KÇK të zërë vendin e merituar në vlerësimin e KE për Shqipërinë.
”Unë prezantoj punët, jo lajmet. Komisioni Europian do të jetë pozitiv pasi Shqipëria i ka bërë detyrat. Madje pres që nisma jonë më e fundit të zërë vendin e vet të merituar në vlerësimin e KE për Shqipërinë. E bëjmë për vendin tonë jo se na i kërkojnë miqtë europiane. Dhe vendimmarrja e BE nuk është vetëm nga ajo që bëjmë ne , por nga atë që zgjedhin ata për të ardhmen.”- tha Rama.
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%