Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte sot në Vjenë ku mori pjesë në Konferencën e nivelit të lartë “Time To Decide Europe 2025”, një forum prestigjioz që mbledh liderë politikë europianë, ekspertë të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë, për të diskutuar mbi sfidat dhe të ardhmen e kontinentit.
Rama ishte i ftuar nderi në këtë aktivitet, ku drejtoi një nga panelet kryesore të konferencës, si edhe kontribuoi në pjesën e konkluzioneve përfundimtare.
Në postimin e tij, Kryeministri theksoi rëndësinë e këtij forumi të nivelit të lartë që trajton çështje kyçe mbi të ardhmen e Europës, ku marrin pjesë liderë politikë, ekspertë të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë.
“Ishte privilegj të merrja pjesë si i ftuar nderi në drejtimin e njërit prej paneleve, si edhe në konkluzionet përfundimtare”, shkroi Rama, duke ndarë pamje nga aktiviteti në Vjenë.
Konferenca “Time To Decide Europe 2025” është një prej takimeve më të rëndësishme të politikëbërësve europianë, ku adresohen tema që lidhen me zgjerimin, sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe rolin global të BE-së./atsh.al
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...