Kryeministri Edi Rama zhvilloi mesditën e së hënës një bashkëbisedim në Twitter dhe Facebook me qytetarët, ku iu përgjigj pyetjeve të shumta të tyre.
Në këtë bashkëbisedim të gjatë, kreu i qeverisë preku shumë tema, duke nisur nga lufta kundër informalitetit. “Kjo është një betejë e jashtëzakonshme në mbrojtje të tyre, të konsumatorit dhe biznesit të ndershëm që paguan taksa”, u shpreh Rama.
Kur u pyet për spekulimet mbi ndryshimet në qeveri, Rama garantoi se nuk ka asnjë plan për ndryshim në kabinetin qeveritar, transmeton tch.
Për sa i përket çmimit të naftës, kryeministri sqaroi se në vendin tonë nafta nuk ka çmim më të lartë se në shtetet e tjera, por “tek ne ka brenda edhe taksën e qarkullimit”.
Nafta edhe pak më lirë sot, çmimi bie për disa centë
Pati sezon fantastik me Celticun, Engels tërheq vëmendjen e ...
Rama krahason Zvërnecin me Costa Navarinon: Shqipëria do ta ...
Real Madridi interesohet për Dumfriesin, Interi nis kërkimet...
Një person vetëplagoset me armë në Junik, dërgohet në QKUK
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për ...