Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në një nga familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë. Ai takoi kryefamiljarin Sokol Mesi, i cili tashmë është strehuar duke përfituar nga bonusi i qirasë. Gjatë bisedës me të, Rama tha se në fillim të muajit maj do të fillojë puna për rindërtimin.
Edi Rama: Do zhvillojmë takime që të tregojmë projektet, të flasim për procesin e rindërtimit. Duhet durim. Kemi bërë maksimumin për të bërë sa më shpejt shumë gjëra bashkë. Javën e ardhshme do fillojmë me garën ndërkombëtare. Kemi bërë maksimumin për të bërë shumë gjëra bashkë. Nga fillimi i majit do jemi në kantier. Ndeshje të tilla nuk i kam problem. Po çfarë t`u bëj ndeshjeve që nuk kanë rregulla dhe arbitra. Kjo është kollaj. Vitin e ri do ta bëjmë te shtëpia e re.
Ndërkohë, vetë banori u shpreh se tërmetin e përjetuan me vështirësi.
Sokol Mesi: Kur ke ardhur në momentin e rrezikut të kena prit. Dhe tani të presim për të mira. Mbas jetës shtëpia është e rëndësishme. E kemi përjetuar me vështirësi, por e kemi mbajtur veten.
Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi tha se në Thumanë përfitojnë rreth 1800 familje nga bonusi i qirasë. Ai gjithashtu konfirmoi se një pjesë e familjeve janë strehuar te banorë të tjerë, ndërsa bonusin e përdorin për jetesë.
Artur Bushi: Këtu në Thumanë shumica e njerëzve që nuk u prekën nga tërmeti u kanë hapur shtëpitë banorëve të tjerë. Ka pasur solidaritet. Ndërkohë, bonusin e marin dhe e përdorin për jetesë. Janë gati 1800 familje që përfitojnë nga skema e bonusit të qirasë.
Pesë serbë ndalohen për cenim të vullnetit të lirë të votues...
Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Mem...
Incidenti me dronin, Estonia mbyll hapësirën ajrore me Ukrai...
Bëhet viral reagimi i Neymarit pas mësoi ftesën nga Brazili ...
56-vjeçari gjendet pa shenja jete në Skenderaj, nisin hetime...
Kurti mori pjesë në Forumin e Agrobiznesit Itali-Kosovë