Sërish shfaqet murtaja e deleve në Shqipëri

16:17 | 19 Maj 2026
R J

Një vatër e re e murtajës së deleve është shfaqur sërish në Shqipëri.

Sëmundja e cila i merr jetën bagëtive të imta, është evidentuar në Dajç të Shkodrës.

Si pasojë e shfaqjes së vatrës së re, janë eliminuar 20 krerë dele.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar se rasti është evidentuar në dy ferma, me një numër total prej 112 krerësh.

“Fermat e infektuara ndodhen në një distancë prej 40 metrash larg njëra-tjetrës. Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar janë analizuar në laboratorin e referencës së Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR.”, thuhet nw njoftim.

Në këto zona janë forcuar kontrollet veterinare dhe është ndaluar lëvizja e kafshëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.

Paralelisht, Shërbimi Veterinar ka intensifikuar monitorimin në terren në fermat përreth.

Shpërndaje në rrjete sociale