Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shkëmbimin me armë zjarri mes uniformave blu dhe dy personave në Mamurras.
Sipas policisë, njëri prej personave, 23-vjeçari Leonard Dema ka qenë i shpallur në kërkim, ndërkohë që rezulton i dënuar me 7 vjet burg në Itali për tentativë vrasjeje, kurse personi i cili po e shoqëronte, Amadeo Fufi ishte i armatosur.
“Në vijim të operacioneve të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, të realizuara pas shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të veprimeve operacionale me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim kapjen e shtetasve në kërkim, është administruar informacion për vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim Leonard Dema, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje”, njofton policia.
Në momentin që janë pikasur nga policia dy personat kanë bërë rezistencë, duke rrezikuar kështu edhe jetën e efektivëve.
Gjatë neutralizimit është plagosur 23-vjeçari në kërkim, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës. Pas ngjarjes, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Amadeo Fufi, 28 vjeç, që shoqëronte shtetasin në kërkim. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë./abcnews.al
Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Mem...
Incidenti me dronin, Estonia mbyll hapësirën ajrore me Ukrai...
Bëhet viral reagimi i Neymarit pas mësoi ftesën nga Brazili ...
56-vjeçari gjendet pa shenja jete në Skenderaj, nisin hetime...
Kurti mori pjesë në Forumin e Agrobiznesit Itali-Kosovë
Abdixhiku dhe Osmani vizitojnë një biznes në Gjilan: Shteti ...