Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pasi ministrat e Jashtëm të BE-së shtynë hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë deri në qershor të vitit 2019, pasi Franca, Holanda dhe Danimarka shprehën rezerva për dy vendet gjatë një takimi të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, në Luksemburg.
“Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE-së, Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar”, shkroi Rama në rrjetin social.
“Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë. Një betejë tejet e vështirë u fitua, lufta vijon”, shtoi në postimin e tij kreu i qeverisë./tch
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike
Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, flasin për z...
Dështon reforma në Itali/ Referendumi, pjesa më e madhe kund...
Bashkimi konfirmon dy mungesa të rëndësishme ndaj Prishtinës
Kusari – Lila thotë se lirimi i TVSh-së për derivate dhe heq...