Policia e Kavajës në bashkëpunim me Policinë e Durrësit u njoftuan mbi një plagosje me armë zjarri në lagjen nr. 6, Kavajë.
Sipas veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit dhe pas rreth tre orësh, lokalizimi i tij në lagjen 17/1, Durrës. Shërbimet operacionale të Durrësit bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit me iniciale P. M., 42 vjeç, banues në Kavajë.
Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se plagosi me armë zjarri pistoletë shtetasin me iniciale B. D., 39 vjeç, banues në Rikaj, Kavajë. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu u bë e mundur kapja dhe arrestimi edhe i shtetasit A. Ç., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili dyshohet se e ka ndihmuar autorin të largohej nga vendngjarja, duke e transportuar me automjet drejt Durrësit.
Shërbimet e Policisë, pas disa orësh kontrollesh, bënë të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë, të cilën autori e kishte hedhur gjatë largimit nga vendi i ngjarjes.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Lens refuzon kërkesën e PSG-së për shtyrjen e ndeshjes – ten...
Kryeministri Rama: Fyejt e Gramshit, trashëgimi popullore, p...
Aksion policor në Suharekë: tre të arrestuar, sekuestrohen h...
“Po mbrojmë civilët” – Fjalimi historik i Clintonit për Koso...
56 aksidente brenda një dite në vend, shqiptohen mbi 2,300 g...
AIP u bën thirrje mediave për raportim të kujdesshëm në rast...