Liga Unike ka arritur në fazën përfundimtare të garës ku tashmë është bërë publike edhe orari i Final Four-it.
Event final i këtij turneu do të luhet në Tiranë, ku gjysmëfinalet kanë siguruar Ylli, Peja, Vëllaznimi dhe Besëlidhja, shkruan Arbresh.info.
Gjysmëfinalet do të luhet të mërkurën me 25 mars. Nga ora 16:00 takohen Peja – Vëllaznimi.
Kurse nga ora 19:00, Ylli përballet me Besëlidhjen.
Të nesërmen luhet edhe përballja për vendin e tretë dhe finalja e madhe.
Ndeshja për vendin e tretë nis nga ora 16:00 teksa finalja e madhe luhet në 19:00.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen në palestrën “Feti Borova” të kryeqytetit shqiptar. Kujtojmë se kampion në fuqi i këtij kompeticioni është Vëllaznimi./Arbresh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...