Rritja e çmimit të naftës ka shqetësuar tejmase qytetarët e Kosovës.
Derisa sot shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Tregtisë për marrjen e masave urgjente për përballimin e situatës ekonomike në vend pas rritjes së shpejt të çmimit të karburanteve.
Në këtë kërkesë sugjerohen katër masa urgjente që sipas tyre duhet t’i marrë Qeveria e Kosovës për të evituar pasojat ekonomike si rrjedhojë e shtrenjtimit të derivateve.
E për këtë sot u deklarua edhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila.
Në një konferencë, ajo u shpreh se heqja TVSH-së dhe as heqja e përkohshme e akcizës nuk mund të ndodhin.
Kusari-Lila theksoi se po mundohen që çmimet mos të rriten edhe më shumë, derisa e para e MINTI-t shtoi se ulje mund të ketë nëse kjo ndodh edhe në tregjet ndërkombëtare.
I pari i deputetëve të AAK-së dje ka kritikuar ashpër qeverinë për pasivitetin lidhur me rritjen e çmimeve të derivateve.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...